Kush jemi
Kujdesi mjekësor, aty ku jeton pacienti
Miku i Shëndetit sjell mjekun, infermierin dhe specialistët në shtëpinë e pacientit, dhe e mban gjithë historinë e tij mjekësore në një vend të vetëm.

5
profesione në një ekip
24/7
linjë me mjekun
1
kartelë online për çdo pacient
Pse ekzistojmë
Kujdesi për prindërit, gjyshërit ose një të afërm që ka nevojë për përkujdesje mjekësore apo sociale shpesh do të thotë radhë në spital, udhëtime të lodhshme dhe letra që humbasin. Ne duam që ky kujdes të jetë i thjeshtë, i afërt dhe profesional.
Ekipi ynë vjen në shtëpi me pajisjet e nevojshme mjekësore, kryen kontrollet dhe procedurat, dhe shënon gjithçka në kartelën mjekësore të pacientit. Kështu çdo profesionist që vjen pas e njeh historinë, dhe familja e di gjendjen pa pasur nevojë të pyesë.
Si funksionon kartela onlineSi punojmë
Profesionistë të licencuar
Mjekë dhe infermierë të regjistruar në urdhrat profesionalë.
Gjithçka e dokumentuar
Vizita, analiza dhe rekomandime, në një kartelë të vetme.
Kujdes në shtëpi
Pa radhë, pa udhëtime, në ambientin ku pacienti ndihet mirë.
Të dhëna të mbrojtura
Kartela shihet vetëm nga ju dhe ekipi që kujdeset për ju; çdo hapje regjistrohet.
Kredencialet dhe standardet
Kujdesi në shtëpi kërkon të njëjtin standard si në klinikë. Ja çfarë garantojmë për çdo vizitë.
- 01
Licencë dhe regjistrim profesional
Çdo mjek është anëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë dhe çdo infermier i Urdhrit të Infermierit. Numrat e licencave i publikojmë këtu para hapjes.
- 02
Protokolle klinike të njëjta për të gjithë
Vizitat, procedurat dhe raportet ndjekin të njëjtat protokolle, që cilësia të mos varet nga kush vjen.
- 03
Kartelë mjekësore e plotë
Parametrat vitalë, simptomat, ekzaminimi, terapia, ekzaminimet laboratorike dhe imazherike ruhen sipas datës së vizitës.
- 04
Privatësi sipas ligjit
Të dhënat mjekësore trajtohen sipas legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të dhënave personale. Administrata nuk sheh të dhëna personale shëndetësore.
Ku vijmë
Vijmë në shtëpi kudo që të ndodheni. Për transport me autoambulancë jashtë qytetit, çmimi varet nga distanca. Na telefononi dhe ju themi menjëherë kur mund të vijmë.
Le të njihemi
Vizita e parë fillon me një bisedë. Na tregoni për pacientin dhe ju propozojmë kujdesin e duhur.
