Kalo te përmbajtja
TelefonoRezervo
Një infermiere hyn te dera dhe një zonjë e moshuar e pret me buzëqeshje, ulur në shtratin e saj

Mjeku vjen në shtëpi.Raporti, në telefonin tuaj.

Përkujdesje dhe kontroll mjekësor për ju dhe familjen tuaj, shumë profesionale dhe lehtësisht e aksesueshme.

shërbime në shtëpi
36
produkte në katalog
35
linjë me mjekun
24/7

Kush jemi

Një ekip mjekësor që vjen te ju, kudo që të ndodheni

Mjekë, infermierë, fizioterapistë, psikologë dhe punonjës socialë që kujdesen për pacientin në shtëpinë e tij. Çdo vizitë shënohet në një kartelë mjekësore digjitale, ndaj jeni në çdo moment të informuar për gjendjen shëndetësore.

  • Profesionistë të licencuarMjekë dhe infermierë të regjistruar në urdhrat profesionalë.
  • Gjithçka e dokumentuarVizita, analiza dhe rekomandime, në një kartelë të vetme.
  • Kujdes në shtëpiPa radhë, pa udhëtime, në ambientin ku pacienti ndihet mirë.
  • Të dhëna të mbrojturaKartela shihet vetëm nga ju dhe ekipi që kujdeset për ju; çdo hapje regjistrohet.
Më shumë për ne

Pesë profesione, një ekip

Staf mjekësor i plotë për të përmbushur të gjitha nevojat mjekësore dhe sociale të pacientit. Secili shkruan në të njëjtën kartelë, ndaj raporti mjekësor është gjithmonë gati me çdo të dhënë.

Të përgjithshëm dhe specialistë, me përvojë vendase dhe të huaj. Ekzaminim, diagnozë dhe terapi, pa radhë në spital.

  • Vizitë në shtëpi
  • Ekografi
  • Konsultë me specialist

Kontroll i parametrave, injeksione, fashime, kateter dhe marrje gjaku.

  • Injeksione
  • Fashime
  • Analiza gjaku

Rehabilitim pas operacionit, rënies ose goditjes në tru (AVC/TIA), pa dalë nga shtëpia.

  • Pas operacionit
  • Pas rënies
  • Pas goditjes në tru

Mbështetje për pacientin dhe për ata që kujdesen për të çdo ditë.

  • Seanca në shtëpi
  • Për pacientin
  • Për kujdestarët

Ndihmë me higjienën, punët e shtëpisë dhe shoqërim gjatë ditës.

  • Higjienë
  • Punët e shtëpisë
  • Shoqërim

Si funksionon

  1. 1

    Na kontaktoni

    Na telefononi, na shkruani në WhatsApp ose me email, në rrjetet tona sociale (Instagram, Facebook), ose lini numrin në formular dhe ju kontaktojmë ne.

  2. 2

    Mjeku vjen në shtëpi

    Njihet me pacientin dhe mëson më tepër mbi historinë mjekësore, duke përfshirë sëmundjet që vuan, ndërhyrjet kirurgjikale që mund të ketë kryer dhe terapinë që merr. Më pas kryen ekzaminimin objektiv dhe jep rekomandimet përkatëse.

  3. 3

    Zgjidhni planin

    Një paketë mujore ose vetëm shërbimet që ju duhen. Mjeku ju këshillon, vendimi është juaji.

  4. 4

    Kartela juaj online

    Çdo vizitë shënohet në kartelën mjekësore online. Raportin e merrni edhe në WhatsApp ose me email.

Kartela mjekësore online

Nga vizita e parë, gjithë historia juaj mjekësore në një vend

Mjeku shënon gjithçka në aplikacion gjatë vizitës.

  1. 1Vizita e parë

    Mjeku vjen në shtëpi dhe bën kontrollet bazë.

  2. 2Shënohet në kartelë

    Çdo vlerë dhe shënim ruhet online, jo në letër.

  3. 3Zgjidhni planin

    Paketë mujore ose shërbime kur ju duhen.

  4. 4Kartela juaj

    Vizitat, analizat dhe dokumentet, sipas datës.

  5. 5Shpjegimi i mjekut

    Me fjalë të thjeshta, me rekomandimet e radhës.

Paketat me kartelë

Paketa mujore ose vjetore, sipas nevojës së pacientit

Ndryshojnë sa shpesh vjen mjeku dhe infermieri. Të treja përfshijnë analizat bazë dhe raportin pas çdo vizite.

Për ata që janë mirë, por duan kontroll të rregullt.

Mjeku
2 herë në muaj
Infermieri
4 herë në muaj
Analizat bazë
Një herë
Psikolog ose fizioterapist
—
  • Raport pas çdo vizite
  • Asistencë telefonike 24/7

Çmimi sipas kërkesësPagesë çdo muajÇmimi sipas kërkesësNjë pagesë në vit

Zgjidh

Për sëmundje kronike

Për sëmundje kronike që kërkojnë ndjekje çdo javë.

Mjeku
4 herë në muaj
Infermieri
2 herë në javë
Analizat bazë
Një herë
Psikolog ose fizioterapist
—
  • Raport pas çdo vizite
  • Asistencë telefonike 24/7

Çmimi sipas kërkesësPagesë çdo muajÇmimi sipas kërkesësNjë pagesë në vit

Zgjidh

Për pacientë të shtruar në shtrat ose pas një shtrimi në spital.

Mjeku
6 herë në muaj
Infermieri
10 herë në muaj
Analizat bazë
Çdo muaj
Psikolog ose fizioterapist
1 herë në muaj
  • Raport pas çdo vizite
  • Asistencë telefonike 24/7

Çmimi sipas kërkesësPagesë çdo muajÇmimi sipas kërkesësNjë pagesë në vit

Zgjidh

Krahaso paketat

Ju duhet vetëm një shërbim? Vijmë edhe pa paketë.

Një injeksion, një fashim, analiza gjaku ose një ekografi në shtëpi. Na telefononi dhe caktojmë orarin.

Të gjitha shërbimet

Për kompanitë

Mjekësia e punës, në zyrën tuaj

  • Vizita në zyrën tuajMjeku dhe infermieri vijnë dy herë në muaj. Punonjësit nuk humbasin orë pune.
  • Kartela klinike, pa kosto shtesëNë letër për burimet njerëzore dhe online, për çdo punonjës.
  • Trajnim për ndihmën e parëÇdo muaj me paketën Premium, sipas rreziqeve të punës suaj.
Krahaso paketat

Pyetje të shpeshta

Përgjigje të shkurtra për pyetjet që na bëjnë më shpesh.

Ku vini?

Vijmë në shtëpi kudo që të ndodheni. Për transport me autoambulancë jashtë qytetit, çmimi varet nga distanca. Na telefononi dhe ju themi menjëherë kur mund të vijmë.

Kush janë profesionistët që vijnë në shtëpi?

Ekipi përbëhet nga mjekë të përgjithshëm dhe specialistë, infermierë, fizioterapistë, psikologë dhe punonjës socialë. Kush vjen varet nga nevoja e pacientit dhe nga paketa që zgjidhni.

Çfarë përfshin raporti mjekësor?

Parametrat vitalë (tensioni, pulsi, saturimi, glicemia, temperatura, frekuenca respiratore), simptomat, ekzaminimin, terapinë e aplikuar dhe rekomandimet. Raporti ruhet sipas datës dhe ju dërgohet me email ose WhatsApp.

Si funksionon kartela mjekësore online?

Në vizitën e parë mjeku hap kartelën tuaj në aplikacion dhe shënon parametrat, historinë, ekzaminimin dhe terapinë. Çdo vizitë, analizë, ekografi ose radiografi shtohet sipas datës. Me paketë mujore ju e hapni vetë kartelën dhe shihni historinë, gjendjen aktuale, shpjegimet e analizave dhe rekomandimet e mjekut.

Kush i sheh të dhënat e mia mjekësore?

Vetëm ju dhe profesionistët që kujdesen për ju, secili sipas rolit të tij. Administrata e shërbimit nuk sheh të dhëna personale shëndetësore.

A mund të porosis vetëm një shërbim, pa paketë?

Po. Injeksionet, fashimet, marrja e gjakut, ekografia në shtëpi, kateteri, fizioterapia dhe shërbimet e tjera porositen edhe një nga një. Çdo shërbim shënohet në raportin mjekësor.

Sa kushtojnë paketat?

Çmimi varet nga adresa, gjendja e pacientit dhe paketa. Pas një bisede të shkurtër ju japim një çmim të saktë, pa detyrim.

Çfarë ofroni për bizneset?

Mjekësinë e punës: vizita mjeku dhe infermieri në zyrë, kartela klinike në letër dhe online pa kosto shtesë, dhe në paketën Premium trajnim mujor të stafit për ndihmën e parë.

Çfarë bëj në një urgjencë?

Për urgjenca telefononi menjëherë 127. Klientët e paketave Medium dhe E plotë kanë edhe asistencë mjekësore telefonike 24/7.

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na telefononi ose na shkruani. Ju përgjigjet një infermier, jo një robot.

Lini numrin, ju telefonojmë ne

Ju telefonojmë për të kuptuar çfarë ju duhet dhe për t’ju dhënë çmimin. Pa asnjë detyrim.

Për urgjenca telefononi 127.

Çfarë ju duhet? (opsionale)
Diçka që duhet ta dimë? (opsionale)

P.sh. gjendja e pacientit ose kur t’ju telefonojmë.

Numrin e përdorim vetëm për t’ju telefonuar.

Si mund t’ju ndihmojmë?

Çfarë ju duhet?

Zgjidhni paketën
Mënyra e pagesës
Zgjidhni paketën për biznesin
Zgjidhni shërbimet

Asnjë shërbim i zgjedhur

Procedura në shtëpi

Diagnostikë

Specialistë

Transport

Shërbime mbështetëse

Sasia
1

Ju telefonojmë për të konfirmuar porosinë dhe orarin e dorëzimit. Paguani në dorëzim.

Lini numrin dhe ju telefonojmë për t’ju ndihmuar të zgjidhni.

Të dhënat tuaja

Detajet e tjera i plotësojmë bashkë në telefon.

Të dhënat i përdorim vetëm për t’ju kontaktuar.