
Të përgjithshëm dhe specialistë, me përvojë vendase dhe të huaj. Ekzaminim, diagnozë dhe terapi, pa radhë në spital.

Përkujdesje dhe kontroll mjekësor për ju dhe familjen tuaj, shumë profesionale dhe lehtësisht e aksesueshme.
Kush jemi
Mjekë, infermierë, fizioterapistë, psikologë dhe punonjës socialë që kujdesen për pacientin në shtëpinë e tij. Çdo vizitë shënohet në një kartelë mjekësore digjitale, ndaj jeni në çdo moment të informuar për gjendjen shëndetësore.
Mjekë dhe infermierë të regjistruar në urdhrat profesionalë.
Vizita, analiza dhe rekomandime, në një kartelë të vetme.
Pa radhë, pa udhëtime, në ambientin ku pacienti ndihet mirë.
Kartela shihet vetëm nga ju dhe ekipi që kujdeset për ju; çdo hapje regjistrohet.
Staf mjekësor i plotë për të përmbushur të gjitha nevojat mjekësore dhe sociale të pacientit. Secili shkruan në të njëjtën kartelë, ndaj raporti mjekësor është gjithmonë gati me çdo të dhënë.

Të përgjithshëm dhe specialistë, me përvojë vendase dhe të huaj. Ekzaminim, diagnozë dhe terapi, pa radhë në spital.

Kontroll i parametrave, injeksione, fashime, kateter dhe marrje gjaku.

Rehabilitim pas operacionit, rënies ose goditjes në tru (AVC/TIA), pa dalë nga shtëpia.

Mbështetje për pacientin dhe për ata që kujdesen për të çdo ditë.

Ndihmë me higjienën, punët e shtëpisë dhe shoqërim gjatë ditës.
Njihet me pacientin dhe mëson më tepër mbi historinë mjekësore, duke përfshirë sëmundjet që vuan, ndërhyrjet kirurgjikale që mund të ketë kryer dhe terapinë që merr. Më pas kryen ekzaminimin objektiv dhe jep rekomandimet përkatëse.
Një paketë mujore ose vetëm shërbimet që ju duhen. Mjeku ju këshillon, vendimi është juaji.
Çdo vizitë shënohet në kartelën mjekësore online. Raportin e merrni edhe në WhatsApp ose me email.
Kartela mjekësore online
Mjeku shënon gjithçka në aplikacion gjatë vizitës.
Njihet me pacientin dhe historinë e tij mjekësore, pastaj mat parametrat vitalë: tensionin arterial, pulsin, saturimin e oksigjenit dhe gliceminë e çastit.
Gjatë vizitës, mjeku i shënon në aplikacion parametrat vitalë, simptomat që referon pacienti, ekzaminimin objektiv të realizuar, terapinë, si dhe të gjitha ekzaminimet laboratorike dhe imazherike të realizuara më parë. Asgjë nuk mbetet thjesht në letër.
Bëhuni anëtar me një nga paketat mujore, ose porosisni shërbime vetëm kur ju duhen. Çdo shërbim shënohet në kartelë gjithsesi.
Me abonim me paketë mujore ose vjetore, hyni në aplikacion dhe shihni gjithë historikun tuaj mjekësor: vizitat, analizat laboratorike së bashku me grafikët e tyre sipas ndryshimeve, si dhe ekzaminimet imazherike, të gjitha të dokumentuara dhe të ruajtura sipas datës së realizimit.
Mjeku i shpjegon analizat me fjalë të thjeshta, shënon gjendjen aktuale dhe rekomandimet për vazhdim. Ju i shihni sapo shtohen.
Ndryshojnë sa shpesh vjen mjeku dhe infermieri. Të treja përfshijnë analizat bazë dhe raportin pas çdo vizite.
Për ata që janë mirë, por duan kontroll të rregullt.
Çmimi sipas kërkesësPagesë çdo muajÇmimi sipas kërkesësNjë pagesë në vit
ZgjidhPër sëmundje kronike
Për sëmundje kronike që kërkojnë ndjekje çdo javë.
Çmimi sipas kërkesësPagesë çdo muajÇmimi sipas kërkesësNjë pagesë në vit
ZgjidhPër pacientë të shtruar në shtrat ose pas një shtrimi në spital.
Çmimi sipas kërkesësPagesë çdo muajÇmimi sipas kërkesësNjë pagesë në vit
ZgjidhNjë injeksion, një fashim, analiza gjaku ose një ekografi në shtëpi. Na telefononi dhe caktojmë orarin.
Aparate matëse, pajisje terapie dhe produkte për plagët, të zgjedhura nga ekipi ynë. I porosisni këtu dhe jua sjellim.
Pajisje matëseAparat tensioni për krahun4.900 L
Pajisje matëseOksimetër gishti2.200 L
Pajisje matëseGlukometër, set i plotë3.500 LPër kompanitë
Ndryshime të vogla në shtëpi që ulin rrezikun e rënies për prindërit e moshuar.

Tensioni
Disa gabime të vogla mund ta rrisin vlerën e matur. Ja hapat që ndjekin infermierët tanë në çdo vizitë.

Të moshuarit
Me moshën, ndjesia e etjes dobësohet. Ja si ta dalloni dehidratimin herët dhe si ta parandaloni.
Përgjigje të shkurtra për pyetjet që na bëjnë më shpesh.
Vijmë në shtëpi kudo që të ndodheni. Për transport me autoambulancë jashtë qytetit, çmimi varet nga distanca. Na telefononi dhe ju themi menjëherë kur mund të vijmë.
Ekipi përbëhet nga mjekë të përgjithshëm dhe specialistë, infermierë, fizioterapistë, psikologë dhe punonjës socialë. Kush vjen varet nga nevoja e pacientit dhe nga paketa që zgjidhni.
Parametrat vitalë (tensioni, pulsi, saturimi, glicemia, temperatura, frekuenca respiratore), simptomat, ekzaminimin, terapinë e aplikuar dhe rekomandimet. Raporti ruhet sipas datës dhe ju dërgohet me email ose WhatsApp.
Në vizitën e parë mjeku hap kartelën tuaj në aplikacion dhe shënon parametrat, historinë, ekzaminimin dhe terapinë. Çdo vizitë, analizë, ekografi ose radiografi shtohet sipas datës. Me paketë mujore ju e hapni vetë kartelën dhe shihni historinë, gjendjen aktuale, shpjegimet e analizave dhe rekomandimet e mjekut.
Vetëm ju dhe profesionistët që kujdesen për ju, secili sipas rolit të tij. Administrata e shërbimit nuk sheh të dhëna personale shëndetësore.
Po. Injeksionet, fashimet, marrja e gjakut, ekografia në shtëpi, kateteri, fizioterapia dhe shërbimet e tjera porositen edhe një nga një. Çdo shërbim shënohet në raportin mjekësor.
Çmimi varet nga adresa, gjendja e pacientit dhe paketa. Pas një bisede të shkurtër ju japim një çmim të saktë, pa detyrim.
Mjekësinë e punës: vizita mjeku dhe infermieri në zyrë, kartela klinike në letër dhe online pa kosto shtesë, dhe në paketën Premium trajnim mujor të stafit për ndihmën e parë.
Për urgjenca telefononi menjëherë 127. Klientët e paketave Medium dhe E plotë kanë edhe asistencë mjekësore telefonike 24/7.
Ju telefonojmë për të kuptuar çfarë ju duhet dhe për t’ju dhënë çmimin. Pa asnjë detyrim.
Për urgjenca telefononi 127.
Ju telefonojmë së shpejti në {phone}. Për urgjenca telefononi 127.
Shkruani në WhatsApp